Edhe sonte si shumë net
Gjumë nuk vura unë në sy,
Fluturoja drejt diellit
N’prehrin tim të kisha TY!
Dielli m’digjte me nxehtësi
M’digjej zemra dhe më shumë,
Afër të kisha, larg më ishe
Jeta po më bëhej shkrumë!
Shpëtim kërkoja n’dashurinë
Që askurrë ti s’ma dhurove,
Dielli m’dogji me t’vërtetë
Por më shumë ti më përvëlove!
The post Më dogje appeared first on Poezi Dashurie.